E Diel, 1 Nëntor 2026

Haga refuzon lirimin eHaradinajt cenon gjykimin

HAGE-Gjykata nderkombetare e Hages refuzon kerkesen e avokateve te ish-kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj per lirim te perkohshem te tij.

Avokatet mbrojtes kerkuan lirimin e tij nga 16 dhjetori deri me 8 janar 2012 sipas kushteve te propozuara ose sic urdheron Dhoma e Gjykates raporton KosovaOnline.

Avokatet kane siguruar gjykaten se gjate lirimit te perkohshem Haradinaj do te qendroje vetem ne shtepine e tij ne Prishtine dhe nuk do te beje asnje deklarate publike e as nuk do te perfshihet ne ndonje aktivitetet politik.

Gjykata e Hages vleresoi se nje kerkese e tille mund te cenoje procesin e rigjykimit te pjesshem.

Gjykimi ndaj Ramush Haradinajt njeheresh lider i Aleances per Ardhmerine e Kosoves eshte shtyre me 13 shkurt te vitit 2012. sh-kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj i cili u shpall i pafajshem ne prill te vitit 2008 u vendos serrish para gjykimit ne muajin gusht per nje rigjykim te pjesshem bashke me dy ish-bashkeluftetaret e tij Idriz Balaj e Lahi Brahimaj. Te tre akuzohen per vrasje torture dhe trajtim mizor si krime qe bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›