E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina e Bumcit lokalizohetme GPS ne Gjirin e Lalzit

Te tjera rreth shkrimit Vjedhja batutat e Balles Olldashit TIRANE- Policia vazhdon kerkimet per makinen e ministrit te Kultures Audi A 6 e cila u vjedh te merkure ne oren 1900 perpara Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ne rrugen e Kavajes.

Gazeta Shqiptarja.com duke zbuluar detaje te reja mbi vjedhjen e makines shkruan se Makina e vjedhur e ministrit te Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve eshte verifikuar me ane te sistemit te GPS pasi shoferi i Bumcit ka harruar ne makine celularin e tij.

Policia ka ndjekur automjetin deri ne Gjirin e Lalzit ndersa me pas ka shpetuar duke u zhdukur ne drejtim te paditur.

Vete ministri Bumci se bashku dhe me shoferin e tij jane marre ne pyetje nga policia rreth ngjarjes. Bumci ka bere nje denoncim ne komisariatin e policise nr 3 duke deklaruar se i kane vjedhur automjetin e punes. Aldo Bumci shtoi se kishte harruar celsat ne makine dhe kishin dale per pak sekonda. Ne momentin qe ata jane kthyer nuk e kane gjetur me automjetin pasi e kishin vjedhur.

Shoferi i ministrit te Bumcit ka lene ne mak inen Audi A6 nje celular me ane te se cilit policia arriti qe te ndjek makinen e vjedhur me GPS deri ne zonen e Gjirit te Lalezit. Ndjekja ka zgjatur afro 20 minuta por shoferi hajdut ka arritur te manovroje duke iu fsheur forcave te policise. Pas vjedhjes se Audit A6 ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ka rrefyer dje ne polici te gjitha detajet e vjedhjes se makines.

Aldo Bumci tha para drejtuesve te larte te policise se ishte se bashku me shoferin e tij. Me pas ata kane dale nga automjeti duke e lene ate me bllokazh ndersa brenda ishte harruar dhe celsi i makines. Ndalesa ishte per pak sekonta por kur u kthyen ata kane vene re se automjeti i tij nuk ishte me. Shoferi i Bumcit ka njoftuar menjehere sallen operative te policise duke iu prezantuar se kush ishin dhe cfare i kishte ndodhur. Gjithashtu shoferi i Bumcit i beri me dije policise se i kane vjedhur makinen.

Ne vendin e ngjarjes mberriten patrulla te policise se komisariatit nr 3 te kryeqytetit te cilet kane folur me te demtuarit rreth ngjarjes. Ministri Bumci deklaroi para titullareve te policise se automjeti i tij Audi A6 me targa TR0238 Z ishte ne Rrugen e Kavajes afer ministrise.

DENONCIMI
Vjedhja e makines Audi A6 te Aldo Bumcit ndodhi diten e merkure ne oren 1900 perpara Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ne rrugen e Kavajes. Vete ministri Bumci se bashku dhe me shoferin e tij jane marre ne pyetje nga policia rreth ngjarjes. Bumci ka bere nje denoncim ne komisariatin e policise nr 3 duke deklaruar se i kane vjedhur automjetin e punes. Aldo Bumci shtoi se kishte harruar celsat ne makine dhe kishin dale per pak sekonta. Ne momentin qe ata jane kthyer nuk e kane gjetur me automjetin pasi e kishin vjedhur. Ai mori shoferin e tij per te mesuar se ku ishte makina por pas shume fjalesh dhe debatesh rezultoi se e kishin vjedhur.

Sapo u konstatua ky fakt shoferi i Bumcit ka njoftuar policine duke i kerkuar ndihme per gjetjen e automjetit. Ne vendin e ngjarjes mberriten patrulla te shumta te cilat moren te dhenat paraprake per mjetin dhe nisen kerkimet. Bumci tha se levizte me nje automjet Audi A6 ngjyre te zeze me targa Tr 0138 Z. Policia ka marre ne pyetje dhe shoferin e tij i cili ka treguar se kishte harruar ne makine telefonin e tij. Sapo moren vesh kete fakt policia perdori metodat speciale te kerkimit duke vene ne funksion sistemin e GPS me ane te cilit arriti te identifikojne ku levizte hajduti. Nga hetimet e kryera u konstatua fakti se hajduti ishte nje djale 25-30 vjec i veshur me nje xhup te zi xhinse dhe ishte duke ecur nga autostrada per te kaluar me pas ne Gjirin e Lalezit.

POLICIA
Pas marrjes se informacionit te vjedhjes se makines se ministrit Bumci jane vene ne levizje forca te shumta te policise. Hetuesit thane se arriten qe te dallojne mjetin madje i jane vene nga pas por hajduti manovroi dhe u largua ne drejtim te paditur. Policia tha se po punon intensivishtper kete vjedhje duke pritur keshtu zbardhjen e kamerave neper rruget kryesore per te identifikuar dhe autorin. Efektive te policise bene me dije se fenomeni i vjedhjes se automjeteve qe ndalojne ne rruge dhe lene makinen me bllokazh jane shtuar shume kohet e fundit. Per dy jave jane regjistruar 10 denoncime te tilla. 4 vjedhje makinash te shtrenja jane denoncuar ne komisariatin nr 2 ne polici 3 vjedhje ne komisaritin nr 3 dhe 3 vjedhje te tjera ne komisariatin nr 5. Tek te gjitha keto raste te demtuarit kane thene se u eshte vjedhur makina gjate kohes qe ata kane ndaluar per pak sekonta duke e lene ate me bllokazh. Policia paralajmeron qytetaret qe kane automjete te jene me te vemendshem ndaj ketij fenomeni pasi zbulueshmeria e autoreve eshte e veshtire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›