Hajdari: Reforma në inspektime mbron biznesin e ndershëm

TIRANË, 14 janar/ATSh/ Kryeinspektori i përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari vlerësoi sot finalizimin e reformës ligjore në fushën e inspektimeve, e cila prek drejtpërdrejt raportin mes shtetit, biznesit dhe ligjit.
Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari theksoi se paligjshmëria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit te ndershëm, do të marrë fund.
“Rezultatet e kësaj reforme janë 5 masat e para administrative, të shfuqizuara në komisionin e shqyrtimit të ankesave, bazuar në ligj, objektivitet e transparencë, me përfaqësues në komision nga Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Qendror që ka vendosur gjobën, Ministria e linjës, si dhe përfaqësues nga shoqatat e biznesit. Tani e tutje kujdes, sepse paligjshmëria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit të ndershëm, do të marrë fund”, tha Hajdari. Hajdari shprehu mirënjohjen për të gjithë stafin e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe institucionet e tjera të përfshira në këtë reformë të cilën e cilësoi “të lodhshme, e të vështirë, por vizionare sipas standardeve më të mira të inspektimeve në BE. 1 nga 5 /k.s/a.f/r.e/