E Martë, 3 Nëntor 2026

Hakohet kanali shtetëror iranian, transmetohen mesazhe kundër regjimit

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Iran, ku televizioni shtetëror është hakuar dhe ka filluar të transmetojë mesazhe kundër regjimit, që bëjnë thirrje për kryengritje kundër pushtetit.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se sinjali satelitor i televizionit shtetëror është ndërprerë në mënyrë të organizuar dhe zëvendësuar me përmbajtje propagandistike kundër qeverisë.

Burimi i sulmit kibernetik mbetet i panjohur, ndërsa ngjarja ka shkaktuar tronditje në vend.

Nga ana tjetër, Izraeli ka mohuar çdo përfshirje në incident, sipas burimeve të mediave izraelite, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me ndërhyrjen në sinjalin televiziv iranian.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta rajonale dhe përshkallëzimi të përplasjeve mes Iranit dhe kundërshtarëve të tij ndërkombëtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›