E Martë, 3 Nëntor 2026

Hamasi: Netanyahu po vendos kushte të pamundura për një marrëveshje

Një zyrtar i lartë i Hamasit, Mahmoud Mardaëi, tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po vendos kushte të pamundura për të penguar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza.

Ai theksoi se Netanyah po refuzon të angazhohet për disa elementë të marrëveshjes që ai tashmë i kishte miratuar në të kaluarën, raporton Haaretz.

Në kanalin e tij në Telegram, Mardawi shkroi se kryeministri po këmbëngul në lirimin e vetëm dhjetë pengjeve, në vend që t’i lirojë të gjithë menjëherë.

“Netanyahu nuk dëshiron një marrëveshje”, shkroi Mardawi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›