Hamasi dorëzoi disa eshtra që i përkisnin një pengu të kthyer më parë, Izraeli e akuzon për shkelje të marrëveshjes! Netanyahu thërret takim urgjent

Netanyahu akuzoi Hamasin se shkeli marrëveshjen ndërsa është thirrur edhe një takim urgjent për të vlerësuar një përgjigje ndaj grupit terrorist. Izraeli këmbëngul se grupi terrorist po heziton në detyrimin e armëpushimit, i cili hyri në fuqi më 10 tetor.
Hamasi i dorëzoi Kryqit të Kuq eshtrat e një tjetër pengu izraelit, por rezultoi se nuk i përkisnin asnjërit prej trupave të 13 pengjeve që mbahen aktualisht në Gaza. Sipas Izraelit, eshtrat i përkasin Ofir Tzarfati, një pjesë e eshtrave të të cilit u gjetën dy vite më parë nga IDF gjatë sulmeve në Gaza.
Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu akuzoi Hamasin se shkeli marrëveshjen ndërsa është thirrur një takim urgjent për të vlerësuar një përgjigje ndaj grupit terrorist. Izraeli këmbëngul se grupi po heziton në zbatimin e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, i cili hyri në fuqi më 10 tetor.
Sipas disa burimeve, Netanyahu po shqyrton zhvendosjen e Vijës së Verdhë që ndan Gazën në dy pjesë, duke vendosur territor shtesë nën kontrollin e IDF-së. Edhe ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë po i bëjnë thirrje Netanyahut që të reagojë dhe të veprojë për të shkatërruar Hamasin.
“Fakti që Hamasi vazhdon të luajë me të tjerët dhe nuk i transferon menjëherë të gjithë trupat e të rënëve tanë është në vetvete provë se organizata terroriste është ende në këmbë”, tha Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir.
“Nuk kemi më nevojë të ‘nxjerrim një çmim nga Hamasi’ për shkeljet. Duhet ta shkatërrojmë plotësisht, një herë e përgjithmonë, në përputhje me objektivin qendror të përcaktuar për Luftën e Rilindjes”, shtoi ministri i Financave Bezalel Smotrich.