SHBA sulmon “anijet e drogës” në Paqësor, 14 viktima

Një seri sulmesh amerikane kundër anijeve të dyshuara për drogë në Paqësorin lindor vranë 14 trafikantë të dyshuar droge dhe lanë një të mbijetuar, në kuadër të fushatës anti-narkotikë që ka shpallur presidenti Donald Trump.
Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth.
Në një postim në rrjetet sociale, Hegseth tha se autoritetet meksikane morën përsipër operacionin e kërkim-shpëtimit për të mbijetuarin e vetëm nga tre sulmet, të cilat u zhvilluan të hënën.
Sulmet në Paqësor vijnë në sfondin e një forcimi ushtarak amerikan në Karaibe që përfshin shkatërrues me raketa të telekomanduara, avionë luftarakë F-35, një nëndetëse bërthamore dhe mijëra trupa.
Administrata amerikane ka urdhëruar grupin e sulmit të transportuesit të avionëve Ford në rajon dhe pritet të arrijë në Karaibe në javët e ardhshme.