Hamilton: Ferrari favorit në Budapest? Mercedes është më i shpejti

“Do të thoja se Ferrari nuk ka ndryshuar shumë që nga Monako. Ka detaje të vogla, por makina është e ngjashme me atë në Monako”. Përpara Çmimit të Madh të Hungarisë, ku Ferrari është favorit në letër, Leëis Hamilton po mban një profil të ulët dhe konsideron rivalët e tij, Mercedes ende përpara: “Mendoj se, megjithëse Ferrari është përmirësuar, Mercedes është ende skuadra që duhet mposhtur”, shtoi anglezi.
“Ata kanë fituar pothuajse çdo garë dhe janë më të shpejtët në çdo lloj cirkuiti, përfshirë ato që kërkojnë shpejtësi të larta në kthesa. Ata ishin më të shpejtët në Monako dhe mund të presim që ata të jenë më të shpejtët edhe këtë fundjavë”.