Hana ikja e te mirit
Njeri prej perfaqesuesve me te njohur te akuzes shqiptare dha dje shpirt ne nje klinike te Bergamos ne Itali pas nje muaji lengate. Xhevat Hana nga mbreme eshte nje armik me pak ne listen e tyre qe nuk e donin neper kembe dhe qe ne te gjalle te tij e kishin shtyre deri ne zgrip traumash morale profesionale dhe shpirterore. Por per shume eshte nje mik me M te madhe qe tregon se i miri prandaj qellohet sepse nuk mund te jete kurre i keq. Rasti i ish-prokurorit Xhevat Hana eshte nje ilustrim i paster i asaj se cfare nepunesi kerkon shteti aktual. Ai ishte prokurori i duhur nese kjo qe eshte ne pushtet do te ishte vertet qeveria e duarve te pastra sic kishte premtuar ne 2005 kur erdhi ne krye te qeverisjes se shqiptareve. Sepse ai u mor me ato dosje te medha dhe perveluese hetimi dhe zbardhja e te cilave do te kishin nderuar dhe bere dinjitoze cdo qeveri nese ajo do te ishte e duhura. Por jo. Para se te transferohej nga Prokuroria e pergjithshme ne fund te vitit 2007 i ndjeri Hana ishte perfaqesuesi i akuzes shqiptare per dosjen korruptive te rruges Durres-Kukes per nje korrupsion qe mendohet te shkoje ne te pakten 220 milione euro. Tranferimi i tij dhe me pas mbyllja e dosjes nga Prokuroria e pergjithshme tregoi vullnetin e munguar te organit te Akuzes per te bere shembull zyrtaret e larte qe perfliteshin ne korrupsion ate qe sot te huajt e ngrejne me shqetesim dhe qe eshte kthyer ne moden e qeveritareve kultura e mosndeshkimit. Hana ishte perfaqesuesi edhe i dosjes tjeter perveluese qe djeg ende falangat e vjetra te rregjimit te shkuar te Berishes atehere president. Rrembimi torturimi dhe zhdukja pa gjurme e Remzi Hoxhes implikon direkt sherbimin sekret te viteve lsquo90 qe asokohe kishte lidhje te shkurter me kreun e shtetit sot kryeminister. Se cfare u be me keta te akuzuar e tregon historia dikush ka vdekur me semundje te rende njeri eshte arratisur per ne Kine tjetri eshte ne nje post te larte te administrates shteterore shqiptare ndersa mbrojtesi i paepur i apelit te familjareve te Hoxhes prej dje nuk eshte me midis nesh.Ata qe nuk donin Xhevat Hanen si njerin e ligjit dhe te drejtesise prej mbreme jane te qete ne krimet e tyre. Ata qe e donin do te vijojne ta duan edhe pse ne mungese fizike. Dhe duhet ta duan me shume sepse ikja e ketyre njerezve e ben edhe me te trishtueshme shoqerine shqiptare ku he per he duket se fiton me i keqi.