E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq vonesa neankorim ne portin e Barit

TIRANE- Moti i keq me reshje dhe era e forte qe kane nisur qe prej mesnates nuk ka sjelle shume probleme ne nisjen e trageteve nga porti i Durresit por ka pasur vonesa ne ankorimin e trageteve ne portin e Barit. Hysni Ruci kapiten ne kapitenerine e portit te Durresit deklaroi sot per shqiptarja.com se 3 tragetet qe jane nisur mbreme ne mesnate nga porti i Durresit duhej te mberrinin ne Bari sot ne mengjes por kane arritur te ankorohen vetem ne mesdite.

Mbreme tragetet nga porti i Durresit jane nisur ne orarin e caktuar. Moti i keq nuk ka shkaktuar probleme tek pjesa e ujrave shqiptare por ne ujrat italiane. Vonesa e trageteve ka ndodhur per shkak te drejtimit te eres nga veriu qe ndikon ne bregdetin italian.

Nderkohe qe ne portin e Durresit mberriten tragetet Rigel Ankara Riviera del connero dhe Ionis dhe perpunimi i trageteve ka vazhduar normalisht.

Moti i keq deti me dallge mund te jete i pranishem dhe gjate mbremjes se sotme dhe ne varesi te motit kapiteneria e portit do te marre vendim per lejimin ose jo te trageteve nga porti i Durresit.

E njejta situate me mot te keq pritet te vazhdoje edhe sot. Madje sot ne mbremje forca e detit pritet te shkoje 8-9 balle me shume se mbreme kur deti shkoi deri ne 6 balle. Ne varesi te kushteve ne do te vendosim te lejojme ose jo nisjen e trageteve drejt Italise qe jane parashikuar per sot ne mbremje deklaroi me tej kapiteni Hysni Ruci duke saktesuar se ne itenerarin e levizjes eshte parashikuar nisja e 4 trageteve.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›