E Hënë, 2 Nëntor 2026

HangArt-Kinostudio çel sot sezonin e ri artistik

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja njoftoi çeljen e sezonit të ri të skenës së pavarur, performancave dhe ekspozitave në mjediset e HangArt-Kinostudio.

HangArt e hap sezonin e ri artistik, sot në mbrëmje, me performancën “No-w-Here” të Blenard Azizaj, kushtuar energjisë së skenës alternative, artistëve të rinj dhe formave eksperimentale të krijimit bashkëkohor. “No-w-Here”, me regji dhe koreografi nga Blenard Azizaj, eksploron përmes trupit dhe tingullit raportin mes pranisë, identitetit dhe hapësirës, duke sjellë një eksperiencë intime dhe intensive për publikun.

Ministri Gonxhja e cilësoi HangArt-Kinostudio si një hapësirë që mirëpret grupet joformale, performuesit që vijnë nga underground-i urban, nga komunitetet kreative, nga margjinat që po transformohen sot në qendrën më dinamike të kulturës së re shqiptare.

Aktivitetet do të jenë falas dhe të hapura për publikun.

1 nga 6

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›