E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapësira të reja dinjitoze për aktivitetet kulturore dhe sportive në Kolonjë

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Fëmijët dhe të rinjtë në bashkinë e Kolonjës kanë tashmë ambiente të reja për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga këto ambiente, ku të rinjtë kolonjarë po zhvillojnë aktivitetet e tyre në këtë hapësirë.

“Nga energjia e të rinjve nga Kolonja në sport, art e kulturë, tashmë në hapësira të reja dinjitoze”, shkruan Rama.

Bashkia Kolonjë po vijon përpjekjet për përmirësimin e jetës komunitare përmes investimeve në ambiente sportive dhe kulturore moderne.

Përmes këtyre investimeve, bashkia Kolonjë synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës, por edhe forcimin e jetës sociale dhe kulturore, duke e kthyer zonën në një hapësirë më tërheqëse për banorët dhe vizitorët.

/k.s/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›