E Premte, 6 Nëntor 2026

​Hapet ekspozita “Kujtimet e veprimtarisë së Astrit Deharit”

Në ambientet e Zyrës së Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë u hap ekspozita “Kujtimet e veprimtarisë së Astrit Deharit”, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10-vjetorit të vdekjes së tij.

Ekspozita përmban fotografi dhe materiale që dokumentojnë momente nga jeta dhe veprimtaria e Astrit Deharit, duke sjellë kujtime nga angazhimi i tij ndër vite.


Në këtë aktivitet janë të pranishëm familjarë të Astrit Deharit, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe pjesëmarrës të tjerë. /kp/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›