E Premte, 6 Nëntor 2026

‘Liria ka Emër’ letër Parlamentit Evropian: Kërkesë për veprime urgjente në raport me Specialen

Platforma “Liria ka Emër”, ka bërë letër zyrtare drejtuar anëtarëve të Parlamentit Evropian në Bruksel për shqyrtimin e shqetësimeve serioze që kanë shoqëruar funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në kërkesat e tyre, ata i bëjnë thirrje Parlamentit Evropian që:

 “Të organizojë një dëgjim parlamentar të posaçëm, ku të trajtohen shqetësimet e identifikuara në raportin e BHRC-së dhe çështjet e tjera që lidhen me respektimin e të drejtave themelore në Dhomat e Specializuara, duke përfshirë përfaqësues të institucioneve përkatëse, ekspertë të pavarur dhe përfaqësues të mbrojtjes.

Të kërkojë një vlerësim të pavarur ndërkombëtar, me mandat për të shqyrtuar praktikën institucionale dhe respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut, përfshirë çështjet që nuk janë trajtuar në mënyrë shteruese në raportin paraprak të BHRC-së.

Të nxisë Komisionin Evropian dhe Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) që të përgatisin një raport të posaçëm mbi transparencën, përgjegjësitë institucionale dhe respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut në funksionimin e Dhomave të Specializuara.

Të shqyrtojë mekanizmat e financimit dhe mbikëqyrjes ndërkombëtare, duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga shtetet kontribuuese dhe institucionet e përfshira në mbështetjen e Dhomave të Specializuara.

Të shqyrtojë mundësinë e një nisme parlamentare, përmes rezolutës, rekomandimit ose instrumenteve të tjera përkatëse, që do të kërkonte forcimin e mekanizmave të pavarur të monitorimit dhe garantimin e standardeve të gjykimit të drejtë.

Të mundësojë një takim me përfaqësuesit e Platformës qytetare “Liria ka Emër”, për të paraqitur më gjerësisht shqetësimet, dokumentacionin dhe propozimet tona për veprim institucional”.

Lajme të Sugjeruara

Gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së

Gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së

Çitaku: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së i papranueshëm, kërkojmë drejtësi, jo privilegje

Çitaku: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së i papranueshëm, kërkojmë drejtësi, jo privilegje

Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet kërkojnë takim me kryeprokurorin e shtetit

Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet kërkojnë takim me kryeprokurorin e shtetit

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›