E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet tregu i ri në Elbasan, ministri Salla: Kushte moderne për tregtarët dhe siguri për konsumatorin

Tregtimi i fruta-perimeve në Rajonin nr. 1 në Elbasan ka marrë një dimension të ri, falë investimit më të fundit që ka transformuar kushtet e punës dhe shërbimit.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi hapjen e tregut të ri. Sipas ministrit, ky investim nuk përmirëson vetëm estetikën urbane, por mbi të gjitha garanton sigurinë ushqimore.

Struktura e re është projektuar për t’u shërbyer rreth 35 tregtarëve, të cilët largohen nga kushtet e vështira për t’u vendosur në ambiente bashkëkohore.

“Hapësira është e mbyllur plotësisht me struktura xhami, e pajisur me ndriçim efikas dhe me kushte optimale për ruajtjen dhe tregtimin e produkteve ushqimore,”, shkruan Ministri Salla.

Ky projekt shihet si një hap konkret drejt formalizimit të tregut të produkteve bujqësore, duke ofruar dinjitet për tregtarët dhe garanci higjieno-sanitare për qytetarët që furnizohen aty çdo ditë.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›