Hapja e urës së Ibrit, Petkoviq: Kurti dëshiron luftë, po provokon konflikt

Deklarata e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se ura në Ibër duhet të hapet dhe se nuk ka diskutim për këtë temë, ka nxitur reagime të forta nga ana e Serbisë.
Sipas Drejtorit të Zyrës për Kosovë në qeverisë serbe, Petar Petkoviq ka deklaruar se e vetmja gjë që dëshiron Kryeministri Kurti është lufta dhe provokimi i konflikteve me pasoja të mëdha.
“Shpresoj që tani të jetë e qartë për të gjithë, veçanërisht në komunitetin ndërkombëtar, se kush është Albin Kurti – zjarrvënës ballkanik që dëshiron të ketë konflikt dhe kaos në rajon! Kurti asnjëherë nuk ka qenë i interesuar për dialog, e sidomos për Bashkimin e Komunave Serbe, sepse politika e tij është thjesht: Kosovë e pastruar nga serbët”, ka thënë Petkoviq, duke shtuar se Kurti në dy vitet e fundit ka bërë vetëm lëvizje të njëanshme dhe të dhunshme, me qëllim, dëbimin e serbëve nga Kosova.
Petkoviq tha se hapja e njëanshme e urës nga pikëpamja e sigurisë, është një veprim jashtëzakonisht i rrezikshëm me të cilin Kurti dëshiron të shkaktojë konflikt.
/rtsh.al/