E Martë, 3 Nëntor 2026

Hasani me parlamentarin turk: Përforcim i bashkëpunimit ekonomik, politik e tregtar

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Fuat Oktay.

Gjatë takimit, Hasani dhe Oktay, biseduan mbi projektet e përbashkëta mes dy vendeve.

“Turqinë mike e vlerësojmë si një partner strategjik dhe aleat kyç, ndërsa mbetemi përherë të angazhuar për t’i thelluar marrëdhëniet tona dypalëshe dhe përtej”, tha Hasani.

Ministri Hasani u shpreh se “me Oktay  ndamë bashkërisht mendimin se duhet të rrisim përpjekjet e përbashkëta mes dy vendeve tona që përforcojnë bashkëpunimin ekonomik, politik e tregtar”.

1 nga 8

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›