E Martë, 3 Nëntor 2026

IRAN – Araghchi: Do të riparojmë shpejt dëmet në centralet bërthamore

TEHERAN, 1 korrik /ATSH-ANSA/- Nuk mund ta fshish teknologjinë dhe shkencën e pasurimit duke bombarduar, tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi për CBS.

“Nëse ekziston ky vullnet nga ana jonë dhe nëse ekziston vullneti për të bërë progres të mëtejshëm në këtë fushë, ne do të jemi në gjendje të riparojmë shpejt dëmin dhe të kompensojmë kohën e humbur”, tha Araghchi.

I pyetur nëse Irani synon të vazhdojë pasurimin e uraniumit, Araghchi tha se programi bërthamor paqësor ishte bërë një çështje krenarie kombëtare.

“Ne gjithashtu kemi kapërcyer 12 ditë luftë të imponuar, kështu që njerëzit nuk do të tërhiqen lehtë nga pasurimi”, theksoi ai.

“Fundi i kërcënimeve ushtarake amerikane është një parakusht për rifillimin e bisedimeve bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit”, tha Araghchi.

“Nuk mendoj se bisedimet do të rifillojnë kaq shpejt”, tha Araghchi duke iu referuar deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Për të vendosur nëse do t’i tërheqim ato, së pari duhet të sigurohemi që Uashingtoni nuk do t’i shfrytëzojë ato sërish për agresion ushtarak”, shtoi ai, duke thënë se dyert e diplomacisë nuk do të mbyllen kurrë”, shtoi ai. /Ad.Ab./ //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›