E Martë, 3 Nëntor 2026

Hasani me përfaqësues të shoqërisë civile: Transparencë dhe llogaridhënie për hartimin gjithëpërfshirës të politikave

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në mjediset e MEPJ përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.

Në fokus të bashkëbisedimit me to ka qenë diskutimi për Kapitullin 31- pjesë e Grup-Kapitullit 6 të Marrëdhënieve të Jashtme – që mbulon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP).

Gjatë takimit, Ministri Hasani ka nënvizuar se:

“Shqipëria e ruan qartësinë dhe linjëzimin e saj gjeopolitik në suazën e Politikës së Përbashkët të Jashtme e të Sigurisë të BE-së, duke u rreshtuar pa hezitim në vlerat dhe parimet e Unionit.”

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimit të MEPJ për të thelluar bashkëpunimin me shoqërinë civile grupeve të interesit duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe hartim gjithëpërfshirës të politikave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›