E Martë, 3 Nëntor 2026

Hasani me shoqërinë civile: Shqipëria në një linjë me politikën e jashtme të BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Hasani, ka takuar përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.

Në fokus të bashkëbisedimit me ta ka qenë diskutimi për Kapitullin 31, pjesë e Grup-Kapitullit 6 të Marrëdhënieve të Jashtme, që mbulon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Gjatë takimit, ministri Hasani tha se vendi ynë po e ruan qartësinë dhe linjëzimin e tij gjeopolitik në suazën e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke u rreshtuar pa hezitim në vlerat dhe parimet e Unionit.

Me bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe grupet e interesit, sipas Hasanit, është siguruar transparencë, llogaridhënie dhe hartim gjithëpërfshirës i politikave të integrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›