E Martë, 3 Nëntor 2026

Hasani në Letoni: Bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjellë

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ndodhet sot për vizitë zyrtare në Riga, Letoni.

Ministri Hasani u mirëprit nga homologia e tij Baiba Braze.

“Vizitë zyrtare në Riga, Letoni – falënderues për mikpritjen e ngrohtë të Ministres së Jashtme, znj. Baiba Braže, dhe për përkushtimin e saj në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona”, shkroi Hasani në rrjetet sociale.

Hasani nënvizoi se gjatë takimit diskutuan “për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë – nga tregtia dhe inovacioni, te tranzicioni energjetik, siguria kibernetike dhe shkëmbimet ndërmjet qytetarëve tanë”.

“Shqipëria dhe Letonia ndajnë të njëjtat vlera, qëndrojnë krah për krah në NATO dhe mbështetja e Letonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian është e çmuar”, u shpreh Hasani.

1 nga 13

/m.q/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›