E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhiu: Kuvendi do të vijojë procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila aktualisht po ushtron detyrën e presidentes pas dorëheqjes së Vjosa Osmanit, ka deklaruar se Kuvendi do të ndjekë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri brenda afateve të përcaktuara.

Në një reagim në facebook, Haxhiu theksoi se mekanizmat kushtetues garantojnë vazhdimësi dhe stabilitet institucional.

“Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim të plotë, duke garantuar funksionim të pandërprerë të institucioneve dhe respektim të rendit kushtetues,” shkruan ajo.

Ajo shtoi se deri në përmbylljen e procesit të zgjedhjes së presidentit të ri, do të ushtrojë këtë detyrë në respekt të plotë të Kushtetutës, ligjit dhe interesit publik.

Në fund, Haxhiu falënderoi Vjosa Osmanin për shërbimin e saj ndaj vendit dhe i uroi suksese në vazhdim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›