E Diel, 1 Nëntor 2026

Fermerët në fushë, mes kostove në rritje. Mbjelljet pranverore në Divjakë nën ndikimin e çmimit të naftës

Fermerët e Divjakës kanë nisur punimet për mbjelljet pranverore, duke shfrytëzuar kushtet e favorshme të motit. Traktorët janë rikthyer në ara, por këtë sezon ky proces po shoqërohet me kosto më të larta se një vit më parë.

Rritja e çmimit të naftës mbetet shqetësimi kryesor. Ajo blihet me të njëjtin çmim si për automjetet private, duke rënduar ndjeshëm shpenzimet për fermerët dhe mekanizatorët.

Një pjesë e tyre kanë siguruar rezerva më herët, ndërsa të tjerë po punojnë me marrëveshje, ku pagesat do të kryhen pas shitjes së prodhimit.

“Naftën e mora para se të rritej çmimi dhe me atë po punoj. Kush ka punuar nuk ka dhënë asnjë lekë, do i japë kur të shitet prodhimi. Po prodhimi mund të mos shitet”.

“Jemi me borxhe deri në fund. Jemi duke punuar me listë. Me 225 leke litrin e naftës e kam marrë sot”, thanë disa nga fermerët.

Në skemën kombëtare të bujqësisë për vitin 2026 nuk është përfshirë nafta pa akcizë. Megjithatë, fermerët pritet të përfitojnë pagesa për sipërfaqet e mbjella dhe mbështetje për investime.

“Kam aplikuar 5 herë, por nuk kam marrë kompensim. Kosto e punës janë rritur shumë”, tha fermeri.

Ndërsa puna në fusha vijon, fermerët paralajmërojnë se rritja e kostove do të reflektohet edhe në çmimet e produkteve bujqësore.

/RTSH/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›