E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhiu takon Hargreaves, flasin për zhvillimet në Kosovë

PRISHTINË, 23 shkurt /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe për zhvillet aktuale në Kosovë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit, Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës veçanërisht në faza të rëndësishme të zhvillimit të saj. Ajo theksoi gjithashtu progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave kyçe.

Ambasadori Hargreaves e përgëzoi kryetaren për zgjedhjen në detyrë dhe për efikasitetin e treguar në funksionalizimin e Kuvendit, përfshirë procedimin dhe miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›