Kurti: VV me LDK nuk është një formulë e sigurt për zgjedhjen e presidentit

PRISHTINË, 23 shkurt /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka parë gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se LVV me LDK nuk është një formulë e sigurt që mund të përfundojë ky proces.
Sipas tij, të dy subjektet politike bëjnë 81 vota dhe nga gjithë ky numër mund të dështojë vetëm një deputet, por jo më pak se 80.
Ai e ka konsideruar konstruktiv takimin si me Abdixhikun, po ashtu edhe me Bedri Hamzën e PDK-së.
“Zell për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK e as te PDK dhe kjo më jep shpresë se nuk do të ketë zgjedhje të reja”, tha ai.
Ndërkaq kreu i LDK-së, Abdixhiku u shpreh pas takimit se duhet marrëveshje ose konsensus i gjerë për këtë çështje.
Konstruktiv dhe përmbajtjesor e ka quajtur kryetarit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku takimin mbi dyorësh me kryeministrin Albin Kurti.
Kryetari i LDK-së tha se për zgjedhjen e presidentit nevojitet marrëveshje klasike mes partive ose konsensus rreth një emri për të parin e vendit.
Gjithashtu, ai para medieve tha se LDK nuk do të përfshihet në qeveri.
/KosovaPress/