E Hënë, 2 Nëntor 2026

Heroizëm në Korçë, Policia shpëton 72-vjeçarin nga flakët e banesës

Një akt trimërie dhe humanizmi është shënuar ditën e sotme në Korçë, ku efektivët e policisë lokale rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar një të moshuar, 72-vjeç, nga një zjarr i rënë në banesën e tij.

Laura Leka, Aurel Jesku, Klodian Dulellari dhe kolegë të tjerë të Policisë së Korçës kanë treguar guxim dhe humanizëm të jashtëzakonshëm.

Ishte Laura Keka ajo që hyri e para mes flakëve duke hapur rrugën për kolegët që ndoqën pas.

Falë ndërhyrjes së tyre të menjëhershme dhe të guximshme, i moshuari nuk pati lëndime nga flakët.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›