Kapshtica në flakë, zjarri përparon drejt kufirit grek, ndërhyrje e vështirë për shkak të terrenit

Vatra të shumta zjarri janë shfaqur në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës duke përshkruar sipërfaqe të mëdha me bimësi të ulët dhe kullota.
Siç raporton gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku, zjarri fillimisht është shfaqur në afërsi të fshatit Vërnik duke rrezikuar e banesat e këtij fshati dhe vetëm ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e flakëve.
Më vonë, i favorizuar nga temperaturat e larta zjarri është përhapur në një sipërfaqe që shkon në disa hektarë duke rrezikuar të përhapet dhe më tej, pasi terreni i thyer malor e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen e mjeteve të shërbimit zjarrfikës.
Sipas nënprefektit të Devollit, Henrik Rusi, në terren janë duke punuar me shumë se 50 forca të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Korçë, Devoll e Maliq ndërkohë që priten dhe forca të tjera të shërbimit pyjor dhe emergjencave civile.
Nënprefektit i Devollit ka bërë me dije se nuk përjashtohet mundësia e ndërhyrjes nga ajri dhe tha se ka patur kontakte edhe me autoritetet greke pasi zjarri rrezikon të kalojë dhe në anën tjetër të kufirit.
Kjo është vatra e dytë e shfaqur gjatë orëve të fundit në juglindje të vendit, pasi një vatër tjetër aktive është mbi fshatin Dishnicë./vizionplus.tv