Hetimet për plagosjen e 29-vjeçarit në Vlorë, në kërkim dy persona, hetohen konfliktet mes palëve

Policia e Vlorës ka shpallur dy persona në kërkim për plagosjen me armë të 29 vjeçarit Sildi Velaj mbrëmjen e të dielës (26 janar) në Orikum.
Njëri prej të shpallurve në kërkim është autori Qerim Bello, ndërsa personi i dytë dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit që ka ndihmuar Bellon të largohet nga vendngjarja.
10 plumba u qëlluan në drejtim të 29-vjeçarit, ndërkohe që 4 prej tyre e goditën të riun në këmbë.
Ai u transportua mbrëmjen e djeshme në Tiranë për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës.
Në momentin që ndodhi ngjarja 29-vjeçari ishte duke luajtur letra në brendësi të një karburanti me disa shokë të tij.
Autori e qëlloi me armë disa herë dhe meë pas hipi në një makinë tip “Golf 5”, për t’u arratisur.
Në momentin e largimit, një person doli nga lokali pranë karburantit dhe nga makina u qëllua përsëri me armë nga autori.
Shkak i ngjarjes dyshohet se janë konfliktet për motive të dobëta mes Qerim Bellos dhe të plagosurit Sildi Velaj./vizionplus.tv