E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sherr me thika në Tiranë, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme në Tiranë. Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj bëjnë me dije së rreth mesditës së sotme një burrë në gjendje të dehur në zonën e Yzberishtit është transportuar në spital i plagosur pas një goditjeje me thikë.

Fillimisht u mendua se personi mund të ishte vetëplagosur për shkak të gjendjes ë tij të dehur, por vetë burri ka sqaruar për policinë se ishte qlluar me thikë aps një konflikti pranë një lokali.

Personi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›