E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidhet shorti për anëtarët e KED, plotësohet trupa me përfaqësues nga gjykatat dhe prokuroritë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi tashmë ka anëtarësinë e tij të plotë për vitin 2026.

Në shortin e hedhur në Presidencë Fjona Papajorgji është zgjedhur anëtarja e parë, ndërsa e dyta rezultoi Marjana Semini.  Ato vijnë nga Gjykata Kushtetuese, dhe nëse njëra prej tyre mungon, atëherë anëtar zëvendësues do të jetë Gent Ibrahimi.

Nga Gjykata e Lartë u zgjodh Ilir Panda, që do ta zëvendësojë Medi Bici. Panda do të jetë edhe drejtuesi i “KED” për vitin 2026.

Sa i përket anëtarëve nga Prokuroria e Apelit të juridiksionet të përgjithshëm u zgjodhën Altin Binaj dhe Afërdita Ndoji, ndërsa zëvendësues është Arben Qosja.

Nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodh Alfred Progonati, me zëvendësuese Anila Leka.

Anëtarja e nëntë që vjen nga Gjykatat Administrative në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi do të jetë Klodiana Veizi dhe zëvendësues Bezart Kaçkini./vizionplus,tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›