Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS refuzon propozimin e PD, shumica do mbështesë Endri Shabanin

Opozita dhe mazhoranca sërish nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se të majtët nuk kanë rënë dakord me formulën e Partisë Demokratike, sipas së cilës opozita do i sugjeronte mazhorancës 6 emra, prej të cilëve shumica zgjedh 3. Më pas, nga 3 emrat e mbetur, opozita zgjedh vetëm një emër të cilin ia propozon seancës plenare për votim.
Tashmë në seancën plenare do të kalojnë për votim emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë 28 firma.
Për Vizion Plus bëhet me dije se emri që socialistët do të mbështesin është kandidati Endrit Shabani./vizionplus.tv