Hill: Nuk ka më asnjë dyshim që Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ “Në shërbim larg vendit” titullohet libri i Christopher R. Hill, ish-ambasadorit të parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit, i cili u promovua sot në Tiranë.
Në prezantimin e librit të botuar në shqip, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ish-ambasadori Hill tha se “gjendem këtu në Shqipëri rreth 34 vjet pasi mbërrita për herë të parë. Kur më çuan në Hotel Dajti ndoshta disa prej jush e ka dëgjuar dhe qëndrova në shkallët e Hotel Dajtit pasditen e një të diele dhe të gjithë ecnin përpara hotelit. Mendoja me vete se ndoshta a nuk ka pasur këtu automjete private dhe përgjigjja ishte: po, nuk kishte pasur, por gjithashtu përfaqësonte diçka tjetër për Shqipërinë dhe njerëzit e tij të mrekullueshëm, ndjenjën e afërsisë dhe përgjërimin për më shumë marrëdhënie”.
“Kur vjen në një vend, ashtu siç duhet të bëjë çdo diplomat, hidhesh me kokë në të. Jam vërtet shumë vlerësues që kryeministri tha diçka që një orë e gjysmë më parë iu përmenda studentëve ndërkohë që po flisnim se çfarë bën një diplomat, gjëja e parë është që të zhvillosh aftësitë e dëgjimit, të dëgjosh se çfarë thonë njerëzit”, tha Hill.
Ish-ambasadori Hill tha se “nuk kam parë një vend kaq kompleks sa Shqipëria në Europë, dhe Shqipëria ka respekt të mirëfilltë për historinë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Në jetën time ka qenë motori të respektoj këdo”.
Më tej ai tha se “e di që në Shqipëri ka pasur një fokus tek çështjet rajonale, por ishte një përmirësim krahasuar me idenë që Shqipëria ishte krejt e izoluar nga pjesa tjetër e botës. Ajo u bë më pak e izoluar dhe nisi të shndërrohej në një lojtare pozitive në rajon qysh prej asaj kohe, në përpjekje për të punuar në problemet që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë”.
“Shqipëria u bë aktore dhe ajo që është më e rëndësishme Shqipëria shkon edhe më tej bëhet aktore edhe në Europë, dërgon trupa në çështje të ndryshme që aleanca euroatlantike po përpiqet t’i trajtojë, në fakt nuk bëhet vetëm anëtare e një komuniteti ballkanik, por një anëtare në marrëdhëniet euroatlantike. Ndaj kur shikon pse Shqipëria është në NATO, nuk është pse SHBA e tha se Shqipëria duhet të jetë në NATO, por populli e tha që duam të jemi në NATO dhe do të bëjmë gjithçka që do të na çojë në NATO, ky ishte suksesi i madh i shqiptarëve”, theksoi Hill.
Më tej, Hill u shpreh se “tani përballë Shqipërisë është çështja e Bashkimit Europian si diplomat amerikan i mbështes të gjithë ata që duan të hyjnë në BE, por është e lehtë për mua, por nuk është e lehtë për Europën. Kërkohen shumë përpjekje dhe mendoj se Shqipëria po i bën këto përpjekje”.
“Është shumë e rëndësishme që të hyhet në BE dhe nuk ka më asnjë dyshim që Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së”, tha Hill.
/k.s/a.f/r.e/