Hodhi molotov në protestën te Bashkia, Policia ndalon protestuesin nga Kruja

Dy ditë pas protestës së mbajtur përpara bashkisë së Tiranës nga opozita, policia e Tiranës tha të enjten (9 maj) se ndaloi një protestues, i cili është identifikuar si një nga personat, të cilët hodhën molotovë në derën e bashkisë së kryeqytetit.
Blutë e kryeqytetit thanë se 48-vjeçari ka kryer akte dhune edhe në protestën e parafundit, ndërsa pritet të përballet me drejtësinë për veprat penale: “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Protesta e fundit para bashkisë së Tiranës ishte ajo e 7 majit, kur drejt godinës u hodhën dhe bomba molotovë.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/