E Martë, 3 Nëntor 2026

Holanda mbështetje autoriteteve të kalimeve kufitare për ndërtimin e kapaciteteve

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Pjesëtarë të stafit të Ambasadës së Holandës në Shqipëri vizituan autoritetet në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Ata diskutuan tema që lidhen me migracionin e parregullt, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimin e organizuar.

Ky takim shërbeu gjithashtu si një mundësi për të nxjerrë në pah bashkëpunimin dypalësh midis dy vendeve dhe për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit.

Ambasada holandeze thekson se, Holanda do të vazhdojë të mbështesë autoritetet e kalimeve kufitare me ndërhyrje të përqendruara në ndërtimin e kapaciteteve.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›