E Diel, 1 Nëntor 2026

Homazhet per Kallullin te premten ne Akademine e Arteve

TIRANE- Lamtumira e fundit per te nderuar kujtimin e kritikut te njohur Adriatik Kallulli do te jepet me 30 janar ne Akademine e Arteve nga ora 1100 deri ne 1200.

Familjaret njoftuan dje se trupi i pajete do te mberrije sot nga Vjena ndersa varrimi do te behet ne oren 1200 te te premtes duke u nisur nga Akademia e Arteve.

Profesor Adriatik Kallulli lindi me 28 Gusht 1938 ne Bari te Italise. U diplomua ne Fakultetin Histori - Filologji ne vitin 1962 dhe ne vijim te punes se tij shkencore ne fushen e kritikes letrare dhe artistike mori titullin Doktor i Shkencave Letrare ne vitin 1980 titullin Docent ne vitin 1985 dhe titullin Profesor ne vitin 1995. Prof. Dr. Adriatik Kallulli eshte nje nder themeluesit e Akademise se Arteve. Ka qene pedagog titullar ne kete Akademi prej vitit 1972 e ne vazhdim. Gjate gjithe ketyre viteve pa asnje shkeputje ka mbajtur leksione dhe ligjerata ne nje varg lendesh themelore te formimit te pergjithshem teorik si Letersi Shqiptare dhe Histori e Teatrit Shqiptar Letersi Boterore dhe Histori e Teatrit Boteror Teori Drame dhe Njohuri per kritiken artistike Estetike dhe Histori e Qyteterimit si dhe ka drejtuar per me shume se 15 vjet postin e Shefit te Katedres se lendeve teorike. Per tre mandate radhazi ka qene anetar i Senatit te Akademise se Arteve dhe njekohesisht anetar i Keshillit te Fakultetit te Artit Skenik. Pervec mesimdhenies cilesore ndihmes se vazhdueshme ne hartimin e planeve dhe programeve mesimore si dhe kontributin e tij te vecante ne udheheqjen e diplomave dhe dizertacioneve te doktoratures ai ka qene vazhdimisht i angazhuar me pergatitjen e teksteve te Akademise si Historia e Teatrit Shqiptar Historia e Teatrit Boteror Elemente te Mjeshterise se Aktorit etj.

Kritiku dhe studiuesi i njohur i letersise dhe arteve Prof. Dr. Adriatik Kallulli ka qene antar i Lidhjes se Shkrimtareve qe nga viti 1967. Ne te gjitha shkrimet kritike dhe studimet letrare per letersine dhe artet ai ka mbeshtetur me entuziazem te gjitha prirjet cilesore e novatore ne letersi e ne arte. Veprat e tij permbajne studime dhe analiza te cmuara per letersine shqiptare per artin dramatik per estetiken si dhe per pikturen e skultpuren.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›