E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia ne vezhgim te bankaveper te parandaluar grabitjet

Te tjera rreth shkrimit Itali hyjne per te grabitur e vrasin TIRANE- Nje plan masash eshte marre nga Drejtoria e Policise se Tiranes me qellim ruajtjen e sigurise se bankave ne kryeqytet. Ky plan ka ardhur si pasoje e vjedhjeve dhe grabitjeve qe kane ndodhur kohet e fundit.

Eshte menduar qe policia e Tiranes te bashkepunoje me rojet e policise private qe jane ne ruajtje te bankes me qellim parandalimin e grabitjeve te shpeshta ne menyre te tille qe te behet e mundur dhe zbardhja e disa prej autoreve te dyshuar. Duke filluar nga ora 0800 deri ne 1600 neper filialet e bankave vihen ne pune inspektore te Hetimit dhe Parandalimit te Ktrimit si dhe agjente te policise.

Efektivet civil jane gjate gjithe kohes ne mbikeqyrje te personave te dyshuar. Rasti i fundit i nje grabitje me dhune dhe me arme ndodhi nje jave me pare ne Pro Credit Bank ne afersi te Pallatit te Sportit Asllan Rusi. Dy grabitesit kishin nje arme zjarri madje njeri prej tyre kercenoi rojen e bankes kurse tjetri hyri ne ambientet e brendeshme duke marre nje sasi prej 4 milione leke te vjetra. Panvaresisht se u be zbardhja e kamerave te sigurise autoret ende nuk jane identifikuar nga forcat e policise.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›