E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hoxha takon Krichbaum: Gjermania, partner kyç në udhëtimin evropian të Shqipërisë - ATSH -

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin (Gjermani), ku është takuar me ministrin e Shtetit për Evropën, Gunther Krichbaum.

Hoxha dhe Krichbaum diskutuan rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe angazhimin e saj të palëkundur ndaj reformave dhe progresit të qëndrueshëm.

Ministrat u ndalën në mbështetjen e fortë të Gjermanisë për zgjerimin e BE-së dhe vendosmërinë e përbashkët për të siguruar një proces të besueshëm anëtarësimi të bazuar në meritë, që përkthen reformat në hapa konkretë drejt anëtarësimit të plotë.

Në një postim në rrjetin social X pas takimit, Hoxha theksoi se “Gjermania është një partner kyç dhe një mbështetëse e fortë e udhëtimit evropian të Shqipërisë”.

“Ne e vlerësojmë thellësisht këtë partneritet dhe presim me padurim të punojmë edhe më ngushtë së bashku për një marrëdhënie më të fortë dypalëshe dhe për të ardhmen e përbashkët evropiane”, deklaroi Ministri i Jashtëm.

1 nga 2

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›