E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxha takon homologen austriake: Vlerësohet progresi i Shqipërisë në rrugën drejt BE

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Në kuadër të Takimit Ministror të Nivelit të Lartë “Slavkov 3 – Ballkani Perëndimor”, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Vjenë me ministren Federale të Austrisë për Evropën, Claudia Bauer.

Hoxha dhe Bauer u ndalën në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, agjendën e vazhdueshme të reformave dhe prioritetet kyçe në negociata.

Ministri i Jashtëm shprehu vlerësimin e Shqipërisë për mbështetjen afatgjatë dhe të palëkundur të Austrisë ndaj rrugëtimit të vendit tonë drejt BE-së dhe të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kjo mbështetje, sipas ministrit, përfaqëson një kontribut domethënës për ndërtimin e një Evrope më të fortë, më të bashkuar dhe plotësisht të integruar.

Ministrja austriake Bauer veçoi përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, si një shembull pozitiv të një procesi, që bazohet te merita e vendeve kandidate.

Takimi u fokusua edhe në mundësitë për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimin, duke u mbështetur në dialogun e ngushtë politik dhe lidhjet e forta mes dy vendeve.

/e.xh/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›