E Enjte, 5 Nëntor 2026

Humb jetën në ditën e parë të punës, shpërthim në fabrikën e fishekzjarreve në Itali, vritet 18-vjeçari shqiptar

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një  shpërthimi në fabrikën e fishekzjarrëve ku punonte.

Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa shqiptari ishte duke konsumuar drekën, në ditën e parë të punës.

Veç shqiptarit kanë humbur jetën edhe dy vëllezër 26-vjeçarë nga Italia.

Fabrika ku punonin të rinjtë ishte e palicensuar dhe policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes tragjike.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›