E Hënë, 2 Nëntor 2026

Humb jetën një 65-vjeçar në Lushnjë, e zuri poshtë mjeti bujqësor me të cilin po punonte tokën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Garunjas, Njësia Administrative Ballagat, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte në pronën e tij.

Viktima, B.H, banor i zonës, ishte duke frezuar ullishtën kur mjeti bujqësor doli nga kontrolli në një dishezë të pjerrët.

Në fund të kodrinës, mjeti u përmbys dhe e zuri poshtë fermerin, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Shërbimet e ambulancës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të shpëtonin 65-vjeçarin. Trupi i tij u transportua drejt morgut, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë terreni i pjerrët ku po kryheshin punimet.

Ky është rasti i tretë brenda dy muajve në zonën e Lushnjës, ku aksidentet me mjete bujqësore kanë rezultuar fatale për fermerët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›