E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sekuestrohen 29 mijë paund të padeklaruara në Portin e Durrësit

Kontrollet e intensifikuara të Doganës së Durrësit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë çuar sot në sekuestrimin e një shume të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Gjatë verifikimeve në hyrje të territorit shqiptar, ndaj një automjeti me targa britanike që vinte nga Anglia, u gjetën në çantën personale të drejtuesit 29,065 paund dhe 455 euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas rregullave doganore.

Autoritetet vendosën masë administrative për mosdeklarim, ndërsa rasti u referua për veprime të mëtejshme pranë strukturave kompetente.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›