Humbi kontrollin e makinës dhe ra në kanal, 24-vjeçarja në Durrës përfundon në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në Durrës.
Siç njofton Policia, tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. K., rreth 24 vjeçe, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë, 24-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:15, tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. K., rreth 24 vjeçe, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin automjetit nga ana e 24 vjeçares, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.