E Martë, 3 Nëntor 2026

Humbi penalltinë kundër Serbisë, Manaj i kërkon falje tifozëve

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka reaguar pas momentit të vështirë që përjetoi në ndeshjen kundër Serbisë, ku humbi një penallti vendimtare.

Pas ndeshjes, ai ka shpërndarë një mesazh përmes rrjeteve sociale, ku shpreh keqardhjen dhe iu kërkon ndjesë të gjithë shqiptarëve.

“Sot ndjej një dhimbje të madhe që nuk mund ta shpjegoj me fjalë. E di sa shumë prisnin shqiptarët nga kjo ndeshje dhe e di sa rëndësi kishte ajo për të gjithë ne. Më vjen thellësisht keq për penalltinë që humba”, shkruan Manaj.

Manaj shprehet se si sulmues gjithmonë merr përgjegjësinë përpara portës, dhe nuk arriti të bëj atë që duhej.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarët, bashkëlojtarëve dhe stafit. Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, për i përqendruar dhe më i vendosur”, shkruan ai.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›