Humbje dhe makth për Villarrealin, zhbllokohet Ajax

Xhiroja e 6-të e fazës së grupit në Ligën e Kampionëve në thelb e dënoi Villarrealin me eliminim të menjëhershëm. Spanjollët kishin shumë pak shanse, duke pasur parasysh atë pikë të vetme të fituar kundër Juventusit, por i bënë vetes një shërbim të keq duke u mposhtur nga Copenhagen.
Ndeshja përfundon 3-2 për danezët, që ngjiten në 7 pikë. Villarreali është i parafundit me një pikë, praktikisht i eliminuar.
Në ndeshjen tjetër, në momentin e tyre më të vështirë, Ajax fitoi tri pikët e para në Ligën e Kampionëve, duke u rikthyer nga disavantazhi për të mposhtur Qarabag me rezultatin 4-2, që mbetet në kuotën e 7 pikëve.