Ylli pret trajnerin grek të skermës Kaltsis: “Ekipet sportive në shkolla”, shërbim për të ardhmen e fëmijëve

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli priti në një takim trajnerin dhe specialistin e njohur grek, themelues i Sports Lab Ioannina dhe trajner i skermës, Vasilis Kaltsis.
Qëllimi i vizitës së tij në Tiranë është në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave, në fushën e matjeve dhe vlerësimeve laboratorike të sportistëve me protokolle të standardizuara.
Presidenti Fidel Ylli e njohu trajnerin Vasilis Klatsis me projektet më të rëndësishme të KOKSH, ndërsa theksi u vendos të projekti “Ekipet sportive në shkolla” dhe rëndësia e krijimit të një standardi të lartë jo vetëm sportiv, por edhe të rritjes së shëndetshme të fëmijëve, përmes programeve speciale nga ekipi i mjekëve të KOKSH.
Më pas ekipi i mjekëve të projektit “Ekipet sportive në shkolla”, drejtuar nga prof. asc. dr. Ferdinand Canaj, Altin Tafani, Fatjon Hajdari dhe Erind Mengri prezantuan punën shkencore që është bërë në projektin Ekipet Sportive në Shkolla.
Vasilis Kaltsis vlerësoi punën e jashtëzakonshme që është bërë me projektin “Ekipet sportive në shkolla”, duke e cilësuar atë si një shërbim për të ardhmen e fëmijëve dhe të vendit.
/gj.m/r.e/a.f/