E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyri i maskuar për të vjedhur në një dyqan, policia kap në flagrancë 36-vjeçarin në Kurbin

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili akuzohet për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

36-vjeçari Antonio Muka, hyri i maskuar me kapuç për të vjedhur në një dyqan, pasi theu me çekiç xhamin e derës gjatë natës.

Por plani i tij dështoi pasi u kap në flagrancë në momentin që ndodhej në dyqan.

Çekiçi, maska dhe kapuçi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›