E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Drenovë, flakët rrezikojnë puset e naftës dhe zonat e banuara

Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar sërish këtë mesditë në Drenovë të Mallakastrës, pavarësisht ndërhyrjes së dy helikopterëve të emergjencave, të cilët nisën operimin në zonë që prej orës 11:00.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe të gjerë, duke rritur rrezikun për puset e naftës që ndodhen në zonë dhe duke avancuar drejt zonave të banuara.

Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse, efektivët e ushtrisë dhe shërbimet e emergjencave civile, të cilët po përpiqen të mbajnë situatën nën kontroll.

Për shkak të përmasave që ka marrë zjarri, janë kërkuar përforcime nga Lushnja, Berati dhe Tirana.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›