E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë

Policia e Fierit ka zbuluar detaje në lidhje me një ngjarje të regjistruar ditën e sotme, pasi një person i cili kishte hyrë në një banesë për të vjedhur u gjet i pajetë.

Sipas policisë, ai është identifikuar si shtetasi I. Z., 47 vjeç.

Raportohet se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia, gjatë tentativës për t’u futur në banesë.

Njoftimi i policisë:

Fier / Informacion paraprak

Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në dritaren e një banese, shtetasi I. Z., 47 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia, gjatë tentativës për t’u futur në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›