E Diel, 1 Nëntor 2026

U prezantuan si agjentë të BKH/ Detaje nga rrëmbimi i biznesmenit në Tiranë! Fillimisht i kërkuan 2 milionë euro, pastaj e ulën në… (VIDEO)

Hysen dhe Kevin Neza janë dy të rinjtë që morën peng ndërtuesin në mes të Tiranës.

Ata u arrestuan nga policia, ndërsa në kërkim është shpallur Jurgen Neza.

Biznesmeni F. Sula, nga Divjaka, 33-vjeç, u mor peng pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, teksa ishte duke konsumuar një kafe.

Sapo është larguar nga lokali dhe ka hyrë në një rrugicë, tre autorët i janë afruar, njëri prej tyre ka qenë me kapele dhe syze, ndërsa 2 vëllezërit me maskë farmacie dhe syze.

Ata janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe, nën këtë mashtrim, e kanë detyruar të hipte në automjet.

Fillimisht i kanë kërkuar shumën prej 2 milionë eurosh, por biznesmeni Sula ka refuzuar duke u thënë se nuk kishte para. Pas refuzimit, e kanë dhunuar fizikisht dhe kanë ulur kërkesën në 1 milion euro. Edhe kjo shumë është kundërshtuar nga biznesmeni, i cili ka deklaruar se nuk disponon para të tilla. Nën presion, autorët kanë zbritur kërkesën në 500 mijë euro.

Në këtë pikë, ata e kanë liruar me kushtin që të siguronte shumën e kërkuar.

Policia gjeti dhe sekuestroi 5 automjete luksoze, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme, të cilat do t’i shërbejnë në vijim hetimit për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Të arrestuar

Kevin Neza, 25 vjeç

Hysen Neza, 33 vjeç

Në kërkim

Jurgen Neza

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›