E Diel, 1 Nëntor 2026

I akuzuar për veprën penale “Përndjekja”, ekstradohet nga Dubai 39-vjeçari

Një 39-vjeçar, i akuzuar për veprën penale “Përndjekja” është ekstraduar nga Dubai.

Në kuadër të operacionit “The Wanted” u vu në pranga shtetasi K. A., 39 vjeç, i lindur në Lushnjë.

Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tij.

Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›